664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta

schedule10:18 - 16 Maj, 2021

schedule 10:18 - 16 Maj, 2021

Deri më tani në vendin tonë janë kryer 664,452 vaksinime, nga të cilat 212,418 janë doza të dyta.

Në një postim në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shpreh mirënjohjen për vaksinatoret e përfshira në këtë proces në të gjithë vendin.

POSTIMI

“Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve ?? 664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta. ***Në foto, vaksinatoret në Pukë, Dibër, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë.”