66 fëmijë humbin jetën, OBSH ngre alarmin për shurupët e kollës të prodhuar në Indi

schedule12:23 - 7 Tetor, 2022

schedule 12:23 - 7 Tetor, 2022

India ka njoftuar se do të testojë mostrat e katër shurupeve të kollës të prodhuara dhe të eksportuara nga kompania vendase Maiden Pharmaceuticals, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se disa nga produktet e saj ishin shkaktarë për vdekjen e dhjetëra fëmijëve në Gambia.

Fëmijët raportuan dhimbje barku, të vjella, diarre, pamundësi për të urinuar, dhimbje koke, dhe dëmtim akut të veshkave. Prandaj është e nevojshme që shurupët të konsiderohen të pasigurt derisa të mund të analizohen nga Autoritetet Rregullatore Kombëtare përkatëse.

Katër produktet janë Promethazine Oral Solution, Kofexmalin Baby Cough Shurup , Makoff Baby Cough Shurup dhe Magrip N Cold Shurup. Analiza laboratorike e mostrave të secilit prej katër shurupëve konfirmon se ato përmbajnë sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit.

Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve të mërkurën se agjencia e OKB-së po heton vdekjet e fëmijëve nga dëmtimi akut i veshkave në bashkëpunim me rregullatorin indian të barnave dhe kompaninë farmaceutike.

/abcnews.al