643 të arrestuar në Turqi në javën e parë të janarit me akuzën e terrorizmit. Që nga përpjekja e dështuar për grusht shteti në vitin 2016, janë rreth 50 mijë persona të arrestuar me këtë akuzë.
Nuk ndalojnë as këtë vit të ri arrestimet masive në Turëi pas zgjatjes së mëtejshme të gjendjes së jashtëzakonshme pas përpjekjes për grusht shteti. Janë 643 personat e arrestuar në javën e parë të 2018-ës me akuzën e terrorizmit, ndërsa lajmi konfirmohet nga ministria e brenshme turke. Më shumë se gjysma e tyre, rreth 467 akuzohen për lidhje me rrjetin e Fetullah Gulen i cili akuzohet nga Ankaraja si ideator dhe organizues i përpjekjes për grusht shteti. Imami jeton në ekzil në shtetet e Bashkuara të Ameriklës. Ndërsa 112 persona të tjerë u arrestuan në kuadër të një operacioni policie kundër partisë së kurdëve PKK, gjatë të cilit konfirmohet dhe vrasja e 17 militantëve kurdë, Në pranga kanë përfunduar dhe 46 të arrestuar si xhihadistë të Isis dhe 18 anëtarë të organizatave të paligjshme të ekstremit të majtë. Që nga përpjekja e dështuar për grusht shteti në 2016-ën, më shumë se 50 mijë persona janë arrestuar në Turqi me akuzën e terrorizmit./abcnews.al