613 kg Kokainë/ Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekajn

schedule14:00 - 20 Nëntor, 2019

schedule 14:00 - 20 Nëntor, 2019

U cilësua si organizotori i grupit kriminal për tafikimin e 613 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekajn, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i zbret në 14 vite. Pronari i “Arbi Garden” nuk pranon fajësinë dhe akuzon prokurorinë se po fsheh trafikantët e vërtetë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi  21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj i dyshuar si organizator i grupit kriminal për transportimin e sasisë prej  613 kg kokainë, të kapur në portin e Durrësit në shkurt të 2018.

Pronarit të  “Arbi Garden”,  i ulet 1/3 e dënimit për shkak se procesi zhvillohet me proceduara të shkurtuara në 14 vite burg. Ndërsa për Donald Lushajn Prokuroria ka kërkuar 16 vite burg që i zbret në 10 vite e 8 muaj burg dhe për Armando Pezakun nga 13 vite në 8 vite e 8 muaj burg.

Organi i akuzës i përfaqësuar nga Edvin Kondili gjatë relatimit të konkluzioneve përfundimtare tha se Arbër Çekaj është organizatori i grupit kriminal të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri.

Sipas prokurorit Çekaj është i përfshirë  në rrjetin e trafikut të kokainës pasi në vtitn 2015 në ekuador është bllokuar një sasi prej 90 kilogamë kokainë në 4 kuti me banane dhe i dyshuar ka qenë biznesmeni Arbër Çekaj.

Gjithashtu në pretencë thuhet se nga rikuperimi i kompjuterit të biznesmenit është zbradhur një bisedë e kryer në prill të 2015-ës mes Çekajt dhe një shtetasi spanjoll, ku pronari i kompanisë “Arbi Garden” i shpreh shqetësimin personit tjetër duke i thënë se i ka ndodhur diçka e keqe dhe nuk e lënë që të kthehet, shtetasi spanjoll i shkruan ku i thotë se e di që është i pafajshëm. Nga hetimet ka rezultuar se kontenieri i kokainës u fut në servis në Kolumbi me arsyen se duhet të vendoseshin 11 vida. Më pas kontenieri me drogë dhe banane shkoi në Livorno të Italisë, ku u kontrollua, por nuk u gjet droga. Nga Italia kontenieri shkoi në Portin e Maltës dhe më 25 shkurt 2018 erdhi në Durrës.

Ndërkohë, që vetë Çekaj ka mohuar akuzat e prokurorisë duke deklaruar se po fshihen autorët e vërtetë të trafikut të kokainës.

“Prokuroria e ky prokuror kanë bërë një komplot ndaj meje për të gënjyer italianët që operacioni nuk dështoi; për të fshehur trafikantët e vërtetë dhe për të gënjyer ambasadat e partnerëve të Shqipërisë që gjoja prokuroria po punon e pavarur nga krimi e politika; për të bërë shoë në mënyrë që të kalonte vettingun”.

Në seancë pati diskutime pasi prokurori u ndërpre disa herë nga i pandehuri Çekaj, i cili ishte kundër provave të paraqitura nga organi i akuzës. Gjithashtu avokatët e dy të pandehurve të tjerë të cilët i kërkuan prokurorit prova dhe fakte konkrete që të implikonin Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun.

Në seancën e radhës pritete që të zhvillohet mbrojtja dhe të jepet venimin për 3 të dyshuarit për trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë ne vendin tonë. Prokurori kërkoi që 613 kilogarmë kokainë të lihen në ruajtje për shkak të procedimit penal të ndarë ku po hetohet për të zbuluar se kush fshihet pas Arbër Çekajt. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!