613 kg kokainë, Armando Pezaku kërkon lirinë tek Krimet e Rënda

schedule15:28 - 29 Maj, 2018

schedule 15:28 - 29 Maj, 2018

Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierin me 613 kilogramë kokainë nga porti i Durrësit në Maminas kërkon lirimin nga qelia. Pezaku, i dyshuar për “trafik të narkotikëve” ka depozituar një kërkesë tek Krimet e Rënda ku kërkon shfuqizimin e masës “arrest në burg”.

Kjo kërkesë penale është regjistruar në gjykatë në 28 Maj dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Armando Pezaku qëndron në qeli nga java e parë e muajit Mars, kur u arrestua bashkë me menaxherin e “Arbi Garden”, Donaldo Lushaj.

Ai ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Ndërsa Arbër Çekaj, administratori i shoqërisë që importoi kontenierin me banane dhe kokainë të fshehur në të nga Kolumbia është arrestuar në Gjermani dhe pret ekstradimin në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!