60 vjet “Sami Frashëri”, Veliaj: Rindërtimi i shkollës, emocioni më i madh si kryebashkiak

schedule15:42 - 12 Nëntor, 2022

schedule 15:42 - 12 Nëntor, 2022

Sot shënohen 60 vjet nga hapja e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

Ky jubile që përkon me ndërtimin nga e parë të kësaj shkolle bëri bashkë nxënës, ish nxënës, mësues e ish mësues. Bashkë me kujtimet në bankat e “Sami Frashërit” kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi dhe emocionet e përjetuara me ndërtimin e kësaj shkolle.

“Emocion më të fortë, më të bukur dhe më të madh se rindërtimi i ‘Sami Frashërit’ s’e kisha përjetuar kurrë. Faleminderit që ma dhatë këtë privilegj për shkollën tonë, e shpresoj që jo vetëm kjo ditëlindje e 60-të, por edhe e 160-ta e më tej, të jenë kujtime të bukura të një shkolle që, ndoshta ka lënë më shumë gjurmë në të gjithë historinë e Shqipërisë se çdo shkollë tjetër në Republikë”

Gjatë kremtimeve për këtë jubile ish nxënësit e “Sami Frashërit” tashmë ministra si Evis Kushi, Ogerta Manastirliu, Frida Krifca, e Delina Ibrahimaj lanë emrin e tyre në shkollën që i ka përgatitur./abcnews.al/