Imer Çenaj është një i moshuar që nuk e ka braktisur Thumanën pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai ka ndihmuar disa banorë të dilnin të gjallë nga gërmadhat e banesave të shkatërruara. Ndërsa tani 60-vjeçarin në Thumanë e mban një mision tjetër, të ruajë sendet e banorëve të larguar.
Pjesa me e madhe e banorëve të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti kanë ikur nga Thumana. Imer Çenja është një prej banorëve i cili edhe pse tërmeti e ka trembur ka vendosur të mos lëvizë nga Thumana.
Ai ka qenë një prej personave që ka hyrë nëpër rrënoja pas tërmetit për të ndihmuar banorët e dy pallateve më të goditura nga tërmeti, të cilat patën dhe shumë viktima.
60 vjeçari tani ka marrë një tjetër vendim të qëndrojë në këtë zonë për të mos lejuar askënd të vjedhë sendet e mbetura nëpër gërmadha të banorëve.
Thumana ka mbetur e shkretë, pak banorë kanë zgjedhur të qëndrojnë disa për shkak të bagëtive që nuk i lënë dot vetëm dhe të tjerë ishin me fat se banesat nuk ju dëmtuan. /abcnews.al