60 vite bashkë, historia prekëse e çiftit që sot i ndau koronavirusi

schedule14:43 - 6 Mars, 2020

schedule 14:43 - 6 Mars, 2020

Kjo është historia e Dorothy Campbell, 88 vjeç dhe burri të saj Gene, 89 vjeç, të cilët u ndanë për herë të parë mbas 60 vitesh martesë për shkak të koronavirusit.

Pasi ai rezultoi i infektuar u dërgua në karantinë  në Qendrën “Life” në Kirkland, e cila është bërë epiqendra e epidemisë në Shtetet e Bashkuara.

Për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi personat që qëndrojnë në karantinë nuk lejohen të kenë kontakt më botën jashtë shkruan Fanpage.it

Ai është në karantinë, e shikon dhe e përshëndet atë pas xhamit të një dritareje, shkruan abcnews.al.

Dorothy shkon të takojë  burrin e saj e shoqëruar nga djali Charlie.

Ajo nuk mund të ecë, nuk mund të përqafojë burrin e saj, por është e detyruar t’i buzëqeshë atij  përmes një xhami. Fytyra e tij e reflektohet në xhamin që i ndan, ai nuk e di se kur dhe nëse do të jetë në gjendje ta prekë përsëri.

Ata arritën të shkëmbejnë disa fjalë përmes telefonave, por duke parë në sytë e njëri-tjetrit. Fotografët ,jashtë qëndrës së infermierisë nxituan për të kapur këtë moment kaq të veçantë dhe shumë  shpejt fotot e tyre u shpërdanë kudo nëpër botë.

Qendra e shëndetsisë së shtetit  në Uashington ka njoftuar se dëshiron të dërgojë inspektorë në karantinë dhe  Mike Pence tha se për rastin po zhvillohet  “një hetim shumë i plotë”./abcnews.al