60 minuta takim me Macron, Rama sot në Paris

schedule10:30 - 15 Maj, 2018

schedule 10:30 - 15 Maj, 2018

Sot kryeministri Edi Rama pritet të takohet me Presidentin francez Emanuel Macron në Paris. Takimi pritet të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin Presidencial francez. Për rreth 60 minuta që është parashikuar takimi në pallatin Elize, kreu i qeverisë shqiptare do të duhet të bindë Presidentin francez për të votuar në Qershor pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ky takim u vendos javën e kaluar, ndërsa më herët kryeministri Edi Rama kishte premtuar se do të bindë Presidentin Macron për votën e Francës pro hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, madje është shprehur besimplotë se do t’ia dalë.

Rreth dy javë më parë kreu i qeverisë shqiptare u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Në një takim të gjatë 90 minuta biseduan për parakushtet që duhet të plotësojë vendi ynë për të hedhur hapin e radhës drejt integrimit në familjen evropiane./abcnews.al