Civilët e bllokuar në fabrikën e çelikut të Azovstal në Mariupol, kanë mbijetuar për dy muaj në kushte të mjerueshme, me mungesa jetike si uji i pijshëm apo ushqimi. Deri në ditën e 25-të, 70 personat që ishin ngujuar në një bunker thellë ishin në një gjendje të mjerueshme, sipas Daily Mail.
Nën sulmet e vazhdueshme të forcave ruse, furnizimet e rregullta me ushqime u bënë gjithnjë e më të rralla. Anna Zaitseva, 24 vjeç, e cila ishte strehuar atje me familjen e saj, hante vetëm një herë në ditë. Ndërsa ditët kalonin dhe gjendja e tyre u përkeqësua, ajo dhe nëna e saj Larisa humbën 20 kilogramë.
Madje filluan përplasjet se kush do të merrte ushqimet, raporton abcnews.al.
“Ndonjëherë pretendoja se nuk isha e uritur dhe merrja edhe më pak ushqim, kështu që mund t’i jepja pak më shumë babait dhe nënës sime”, tha Anna, e cila po qëndron në një hotel në Zaporizhzhia – 140 milje nga vendi i ferrit ku ajo jetoi për tetë javë të tëra.
Gjendja e saj u bë edhe më traumatike nga nevoja për t’u kujdesur për djalin e saj gjashtëmuajsh Svyatoslav.
“Ne ndiznim disa qirinj për të ngrohur ujin për përgatitjen ushqimit të fëmijës. Nuk kishte ujë të pijshëm, kështu që do të duhej të përdornim ujin e shiut ose borën e shkrirë”, tha ajo.
Svyatoslav ishte një nga 18 fëmijët në bunker dhe sa më shumë të uritur ishin ata, aq më të fiksuar pas ushqimit bëheshin.
“Gjatë gjithë kohës ata vizatonin foto ushqimesh, apo luanin sikur të ishin në një supermarket dhe pyesnin: “Ana, a dëshiron të blesh domate? Dëshiron të blesh mollë?’ ‘
Në mungesë të ujit të rrjedhshëm, burrat mblidhnin ujin e shiut nga pellgjet. Kjo ishte një e rrezikshme pasi rusët përdorën dron për të monitoruar misionet e tyre të kërkimit të ushqimit dhe më pas i shënjestronin me bomba thërrmuese.
I vetmi tualet i përdorshëm ishte në katin përdhes, që do të thoshte se edhe diçka aq e thjeshtë sa të shkosh në tualet ishte e rrezikshme për ne.
“Ajo pjesë e ndërtesës ishte e ekspozuar ndaj granatimeve apo shpërthimeve në çdo moment. Shumica ishin kthyer në rrënoja.
Përveç zhurmës së shpërthimeve, zhurma e vetme ishte zhurma e gjeneratorit të vogël që jepte dritë të dobët por të çmuar.
Ky ishte një ngushëllim për të voglin Svyatoslav.
“Gjatë gjithë kohës ndihesha në faj. Nuk ishte vendimi i fëmijës tim të isha këtu”, thotë Anna.
Shpresat e tyre u zbehën dhe zhgënjimi i tyre u rrit pasi premtimet e rusëve për t’i lejuar ata që ishin të bllokuar brenda të arratiseshin përmes korridoreve humanitare nuk u realizuan. Por më 30 prill, lutjet e tyre morën përgjigje. Anna emocionohet ndërsa përshkruan gëzimin që ndjen erën në flokët e saj dhe ngrohtësinë e diellit në lëkurën e saj për herë të parë pas dy muajsh.
Gëzimi i saj do të ishte jetëshkurtër.
Pasi u dërguan në një nga të ashtuquajturat ‘kampet e filtrimit’ të rusëve, dy ushtarë ruse e urdhëruan atë të zhvishej lakuriq.
Ky poshtërim u pasua nga një marrje në pyetje nga një burrë me kapuç. Por edhe pasi kaloi kaq shumë kohë në atë bunker, Anna nuk e kishte humbur sensin e humorit. Kur një oficer rus me mjekër e pyeti nëse burri i saj kishte ndonjë tatuazh nazist, ajo u përgjigj: Nuk e di. Ne na pëlqen të bëjmë dashuri vetëm me dritat e fikur.
Takimi i saj me ushtrinë brutale ruse nuk ishte asgjë në krahasim me atë që ndodhi më pas. Pasi ajo u lirua në hotelin e saj, ushtria ukrainase e informoi atë se burri i saj ishte plagosur rëndë.
Kirill ishte qëlluar në të dyja këmbët.
A do të më duash akoma, edhe nëse nuk mund të eci më kurrë?’ e pyeti Anën ai kur më në fund arriti ta kontaktonte me telefon të mërkurën.
‘A je i çmendur? Unë do të të dua gjithmonë. Thjesht dil nga atje gjallë, të lutem”, tha ajo.
/abcnews.al