6 persona me Koronavirus në Shqipëri, çfarë ndodh tek “Infektivi”?

schedule09:27 - 10 Mars, 2020

schedule 09:27 - 10 Mars, 2020

ABC News që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka filluar të mbledhë informacionin më të fundit në lidhje me Koronavirusit në Shqipëri. Gazetarja e ABC News Ajgena Korbi raportoi për abcnews.al se numri i të prekurve me Koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 6.

Bëhet fjalë për 3 perosna të tjerë të infektuar, të cilët i përkasin rrethit familjar të 2 personave që u konfirmuan që dje. Ndërkohë një 30 vjeçar tjetër është infektuar, që nuk ka lidhje me 5 personat e të njëjtës familje. 30 vjeçari është infektuar pas një vizite në një spital të Milanos ku ka qëndruar vetëm 6 orë.

Sic raporton ABC News gazetarja Ajgena Korbi, gjendja e 3 pacientëve të cilët tashmë ndodhen në spitalin e infektivit në Tiranë, është e stabilizuar dhe pa komplikacione.

Sa i përket rastit 30 vjecarit tjetër ai është banues në Tiranë, dhe autoritetet shëndetësore po hetojnë rastin dhe po gjurmojnë të gjithë personat që kanë patur kontakt me të.

Për të qartësuar situatën, çdo person që do të hyjë në Shqipëri do të kontrollohet, çdo person që ka frekuentuar vende ku ka patur koronavirusin, nëse ka simptoma të ngjashme me gripin duhet të telefonojnë 127.

Personeli mjkeësor apelojnë për të mos u dyndur në spitale pasi ëështë një rrisk i shtuar për infektimin e sëmundjeve të tjera. Për këtë ministria e shëndetësisë ka vendosur hyrjen e familjarëve vetëm për raste shumë të veçanta.

Zona e spitalit të infektivit është rrethuar si zonë në karantinë dhe hyrja është  vetëm e autorizuar nga personeli mjekësor.

Ajo që konstatohet është se ende familjarë të ndryshëm dhe persona të tjerë vazhdojnë të frekuentojnë ambientet e spitalit e cila është vendosur një zonë në karantinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!