6 Marsi, kjo është kandidatja e PS për kryetare të Bashkisë Lushnje

schedule21:17 - 1 Shkurt, 2022

schedule 21:17 - 1 Shkurt, 2022

Partia Socialiste ka vendosur që në bashkinë Lushnje të kandidojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit me Eriselda Sefën, e cila mban aktualisht detyrën e kryetares së komanduar në këtë bashki.

Kandidatura e Sefës, sipas PS,  garantoi mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin me të lartë në sondazhet e kryera.

Kujtojmë se Partia Socialiste i zyrtarizoi 5 nga 6 kandidatët për kryetar Bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit pas mbledhjes së Kryesisë më 28 janar. Pas mbledhjes së Kryesisë, drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla tha për gazetarët se do të mbahej një konsultim më i gjerë lidhur me emrin, i cili shtoi ai, do të zyrtarizohej më 1 shkurt.

Lexo edhe: Zbulohet propozimi i PD për kandidatin për kryetar të Bashkisë Durrës

Siç duket edhe në vendimin e bërë të ditur mbrëmjen e së martës, përgjithësisht socialistët kanë zgjedhur që t’u japin shansin kryetarëve në detyrë të bashkive në të cilat do të mbahen zgjedhjet e pjesshme.

Në Bashkinë Durrës u vendos të kandidohet Emirjana Sakon e cila prej dy vitesh është kryetare e komanduar, kurse në Bashkinë Shkodër do të garojnë me  Majlinda Angonin e cila mban detyrën e prefektes së qarkut.

Kurse,  në Bashkinë Dibër kandidat u zgjodh Rrahim Spahiu i cili është bankier dhe në Bashkinë u zyrtarizua Edison Memolla, kryetar aktual në detyrë. Në Bashkinë Vorë kandidat i PS për kryetar është Blerim Shera.

Kandidatët e PS në 6 bashki:

Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë.

Për Bashkinë Shkodër,  PS garon me Majlinda Angonin, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.

Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare.

Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar.

Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera, arsimtar.

Për Bashkinë e Lushnjës, PS garon Eriselda Sefën, aktualisht kryetare e komanduar. sb/abcnews.al/