“6 Marsi”, Alibeaj: Pushteti që vjen nga krimi e korrupsioni nuk prodhon asgjë të mirë për shqiptarët

schedule09:57 - 27 Janar, 2022

schedule 09:57 - 27 Janar, 2022

Ndërkohë që afrohet data për zgjedhjet e pjesshme lokale, nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka publikuar një video në të cilën shfaqen rastet e kryebashkiakëve që e lanë vendin vakant pasi ranë në rrjetën e dekriminalizmit.

Nënkryetari i PD shkruan në postimin e tij që pushteti që vjen nga krimi dhe korrupsioni nuk prodhon asgjë të mirë për shqiptarët. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se është ai që përzgjodhi dhe kandidoi të dënuar për krime dhe të korruptuar në krye të bashkive që, shton ai, u denoncuan që në fillim nga PD.

Alibeaj, i cili së fundmi u caktua drejtues politik i Qarkut të Shkodrës pas tërheqjes së Helidon Bushatit, thotë se demokratët do ta vijojnë betejën kundër kriminelëve dhe korrupsionit.

ENKELEJD ALIBEAJ NË FACEBOOK

“Pushteti që vjen nga krimi dhe korrupsioni nuk prodhon asgjë të mirë për shqiptarët, ata po e shohin këtë çdo ditë. Edi Rama është njeriu që përdori bandat kriminale, fondet e rindërtimit nga tërmeti, korrupsionin e inceneratorëve dhe patronazhistët për masakrën elektorale të 25 prillit. Është ai që përzgjodhi dhe kandidoi të dënuar për krime dhe të korruptuar në krye të bashkive të cilët u denoncuan që në fillim nga PD.

Kjo është e qartë si drita e diellit për shqiptarët dhe për këdo se Rama nuk fiton dot pa kriminelët dhe paratë e pista, prandaj ai ka nisur te mobilizojë sërish krimin dhe non-gratat për të vjedhur votat.

Ne do ta vazhdojmë të vendosur betejën tonë kundër kriminelëve dhe korrupsionit që po e mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët meritojnë një qeverisje më të mirë si lokale ashtu edhe qendrore.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!