554 raste të reja me COVID dhe 8 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

schedule16:53 - 26 Shkurt, 2021

schedule 16:53 - 26 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 554 raste të reja me COVID nga 3477 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 8 pacientë të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me COVID.

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 210 pacientë.

Deri tani në vendin fqinj janë kryer 516 169 teste të dyshuara për COVID-19 që nga fillimin i pandemisë, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 101 762 persona, 90 895 prej tyre janë shëruar ndërsa 3 119 kanë ndërruar jetë./mv.abcnews.al