54 % e popullsisë e vaksinuar, nga sot Izraeli pa maska në ambiente të hapura

schedule10:29 - 18 Prill, 2021

schedule 10:29 - 18 Prill, 2021

Ashtu siç edhe u njoftua, nga dita e sotme qytetarët në Izrael do të lëvizin pa maska në ambiente të hapura.

Vendi ka nisur një shtrirje të suksesshme të aplikimit të vaksinave me 54 % të popullsisë. Rreth 9,3 milion qytetarë kanë marrë të dy dozat e vaksinës Pfizer/BioNTech.

Ndërkohë sipas autoriteteve maska do të vijojë të mbahet në ambiente të mbyllura.

/abcnews.al/