52,000 raste ditore me Covid-19, Franca pritet të vendosë masa të reja shtrënguese anti-Covid

schedule15:55 - 27 Tetor, 2020

schedule 15:55 - 27 Tetor, 2020

Franca është duke mbledhur këshillin e mbrojtjes këtë javë për të vendosur masat e reja shtrënguese anti-Covid. Kjo lëvizje e qeverisë vjen e ndikuar nga vala e dyte e koronavirusit që tashmë e ka prekur vendin.

Në mars, shumica e rasteve ishin konfirmuar në pjesën lindore të vendit, por tashmë të infektuarit gjenden rreth e qark Francës, ndërsa spitalet po tejmbushen me hapa të shpejtë.

Të dielën, vendi konfirmoi 52,000 raste të reja me Covid-19, por ekspertët thonë se “me kaq shumë raste asimtomatike”, bilanci ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Sipas vlerësimeve të këshillit shkencor, parashikohet që vendi të ketë të paktën 100,000 raste në ditë, tha presidenti i këtij këshilli  Jean-François për mediat të hënën.

DelFraissy e përshkroi situatën epidemiologjike në vend si “shumë të vështirë, edhe më tepër kritike.

“Në kishim parashikuar që do ta ta kishim këtë valë të dytë, por jemi të surprizuar nga brutaliteti i asaj që po ndodh në dhjetë ditët e fundit,” shtoi ai. s.b/abcnews.al/