50 viktima dhe 3,316 raste të reja me COVID-19 në Greqi

schedule19:06 - 12 Nëntor, 2020

schedule 19:06 - 12 Nëntor, 2020

Greqia ka shënuar rekord të ri të rasteve me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore, bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,316 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 66, 637 të prekur.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 50 viktima, ndërsa bëri me dije se 310 pacientë janë në intubim.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë apel qytetarëve të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit, për shkak se situata paraqitet serioze, ndërsa theksojnë se spitalet po përballen me shtim të pacientëve me koronavirus./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!