Një pakujdesi i ka marrë jetën një gruaje në qytetin e Beratit. Mësohet se djali i mitur 5-vjeçar ka aksidentuar me makinë gjyshen e tij. Sipas informacioneve paraprake mjeti ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë.
Fëmija ka hyrë brenda në makinë dhe ka hequr frenat e dorës së automjetit. Kjo gjë ka shkaktuar lëvizjen nga vendi të mjetit duke përplasur gjyshen e fëmijës 5-vjeçar./tvklan.al