5 ushqime që ngadalësojnë plakjen

schedule17:34 - 11 Mars, 2022

schedule 17:34 - 11 Mars, 2022

Një përbërës që gjendet në një shumëllojshmëri perimesh dhe frutash, mund të ngadalësojë plakjen e mëlçisë, syve, skeletit dhe metabolizmit. Studiuesit nga Universiteti i Uashingtonit kanë zbuluar se kjo substancë gjithashtu parandalon shtimin në peshë me kalimin e kohës.

Substanca quhet mononukleotid nikotinamid (NMN) dhe është treguar se kompenson deficitin në prodhimin e energjisë që mendohet se drejton procesin e plakjes. Eksperimentet treguan një ngadalësim të plakjes biologjike dhe një përshpejtim të proceseve metabolike.

Vlerësohet se efekti pozitiv i mononukleotidit nikotinacid mund të arrihet vetëm te organizmat e moshuar, pasi në moshat më të reja prodhohet natyrshëm në sasi të mjaftueshme. NMN gjendet në perime të tilla si: Brokoli, lakra, avokado, fasule soje, kastravec. /abcnews.al