5 të rinjtë u “përplasën” me armë zjarri në Shkodër, flet avokati: Klienti im ka kërkuar vetëm sqarim

schedule18:49 - 9 Shkurt, 2020

schedule 18:49 - 9 Shkurt, 2020

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 3 të rinjtë që mbrëmjen e së mërkurës kanë shtënë me armë në drejtim të Mirsad Metës. E njëjta masë u dha edhe për Metën në mungesë pasi ai nuk është arrestuar dhe i është fshehur deri më tani policisë.

Plumbat nuk prekën asnjë prej djemve të përfshirë, por mbeti e plagosur vetëm një kalimtare e rastit. Masa “arrest me burg” u dha dhe për informatorin e të rinjve L.L, që ju tregoi lëvizjet në qytetin e Shkodrës të Metës.

https://youtu.be/gkOUzgqsVgw

Julian Ballta avokati i Ension Burakut të riut që ka deklaruar se u hakmor për hedhjen e tritolit në oborrin e banesës së tij në 26 janar në Durrës, dhe për pasojë u dëmtua makina e motrës së tij, efektives së policisë, tha se klienti i tij u vetëmbrojt pasi Meta ka hapur zjarr i pari.

“Nuk ka patur asnjë lloj qëllimi që të bënte një shkëmbim zjarri, atentat apo gjëra të tjera. I vetmi qëllim i tij ka qenë të sqarohet, ka kërkuar vetëm një sqarim. Normalisht për arsye të konflikteve, një farë pasigurie ka patur, kjo shpjegon faktin që ka patur armë me vete. Siç kanë deklaruar edhe persona të tjerë, personi përballë tyre ka nxjerrë armën i pari”, tha avokati Ballta.

Burime të ABC News kanë treguar se Ension Buraku dhe Mirsad Meta kanë patur një konflikt të hershëm të nisur në Gjermani. Dyshohet për pazare droge.

Po të rinjtë nuk kanë folur për këtë çështje. Ension Buraku ka treguar vetë se ai bashkë me dy shokët e tij kanë shkuar në Shkodër për të biseduar me Mirsad Metën pasi dyshonte se ai ka vendosur tritol në oborrin e banesës së familjes së tij, por ai nuk pranoi bisedimet dhe ndaj nxorën dhe armët.

Ndërsa shtetasi L.L.që akuzohet si informatori mes palëve nuk mohon njohjen me djemtë por përjashton që të ketë lidhje me ngjarjen dhe akuzën e ngritur ndaj tij atë ndërmjetësit.

Gjatë seancës ka dalë dhe një e re tjetër, burime të Abc News thonë se policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit të shtetasit Ension Buraku dhe 10 gëzhoja që u morën në vendngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!