5 muaj pas hekurave, dalin fotot e para të “Zogut të Tiranës” jashtë burgut

schedule12:46 - 19 Maj, 2020

schedule 12:46 - 19 Maj, 2020

Hermes Nikaj, i cili njihet gjerësisht si “Zogu i Tiranës”, është liruar këto ditë nga Burgu “313” në Tiranë. Prej 5 muajsh ai ndodhej në izolim.

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg”, në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

“Zogu i Tiranës”, u lirua nga qelia e paraburgimit dy ditë më parë, që pas arrestimit më 24 nëntor 2019, për akuzat e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

Hermes u vu në pranga pas disa përgjimeve që e nxorën si pjesë të një grupi, që sipas Prokurorisë kryente prostitucion kundrejt pagesës. Përgjimet e publikuara në media ekspsozuan përfshirjen e një sërë personazhesh të tjera të njohura nga bota e shoëbizz-it, punonjës policie etj.

Tashmë “Zogu i Tiranës” duhet të qëndrojë në shtëpi pasi hetimet nuk janë mbyllur ende.

Raportohet se 26-vjeçari nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të zhvilluar të martën, kjo për shkak të problemeve shëndetësore që kishte pasur. Ai është përfaqësuar nga avokati Perlat Koçillari, që ka në ngarkim edhe dosjen e Nikajt. /

Këto janë disa nga fotot e para të Nikajt jashtë burgut. /abcnews.al/