Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“5 milionë euro ose largohu nga Shqipëria”, zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici

schedule15:50 - 3 Shtator, 2026

schedule 15:50 - 3 Shtator, 2026

VLORË- Në Policinë e Vlorë,  biznesmeni Vasil Bedinaj ka deklaruar se është kërcënuar nga dy persona, të cilët u lënduan në aksident, në përpjekje për t’u larguar.

Sipas grupit hetimor, ai ka deklaruar se kanë mbërritur disa makina, të cilat kanë rrethuar hotelin, ndërsa dy shtetasit e kanë kërcënuar, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh ose largimin brenda 48 orëve nga Shqipëria.

Aty ka nisur edhe konflikti, ndërsa policia ka ndjekur makinën e tyre, e cila është aksidentuar pranë Urës së Peshkëpisë, në rrugën e Lumit të Vlorës. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!