5 mësues rezultojnë pozitiv me koronavirus, mbyllet shkolla në Angli

schedule09:42 - 7 Shtator, 2020

schedule 09:42 - 7 Shtator, 2020

Një shkollë në Suffolk, në lindje të Anglisë, u mbyll pasi pesë mësues rezultuan pozitivë me koronavirus. Dy anëtarë të tjerë të stafit në Akademinë Ward Samuel në Haverhill po presin rezultatet e testit të koronavirusit, sipas agjencisë së lajmeve PA . Ambientet e shkollës do të dezinfektohen ndërsa personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit do të karantinohen për 14 ditë. Mbyllja e shkollës është një “masë paraprake” dhe drejtori i shkollës, Andy Hunter shpreson se do të rihapet të martën.

Siguria e nxënësve dhe e të gjithë atyre që punojnë në shkollë është përparësia ime më e madhe.

Padyshim që ky është një zhgënjim i madh pasi punova kaq shumë për të rihapur shkollën.

Do të shikoj nga afër sistemet që kemi vendosur për të kuptuar se si ka ndodhur transmetimi dhe do të sigurohem që mos të ndodhë më e njëjta gjë.

Ne ishim kaq të lumtur që çdo gjë po shkonte mirë dhe mezi po prisnim që të rifillonte mësimin pjesa tjetër e nxënësve.

Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Gjurmimi i kontakteve do të vazhdojë ndërsa nxënësit dhe stafi do të vetizolohen, tha drejtori i shkollës. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!