5 mënyra të përditshme për të veshur këmishën e bardhë

schedule13:40 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 13:40 - 6 Dhjetor, 2021

Këmisha e bardhë është një ndër pjesët më të rëndësishme të garderobës, e cila nuk del kurrë nga moda. Me siguri keni modele të ndryshme të këmishës së bardhë, oversized me një linjë mashkullore ose më të ngushtë në bel. Por “çelësi” është të gjeni gjithmonë ide për kombinime të ndryshme që mund të përmirësojnë stilin tuaj.

Korse mbi këmishë

Visheni sipër këmishës së bardhë dhe do t’i jepni një pamje krejt tjetër kësaj pjese klasike. Me një fund midi dhe taka duket super elegante, ndërsa me xhinse është më cool.

Me një fund midi dhe një triko

Këmisha e bardhë mund të bëhet pjesë e pamjes së re preppy chic. Vishni atë me një fund dhe një triko.

Me fund lëkure

Mos kini frikë të jepni një humor joshës edhe në stilin e zyrës, sidomos tani që po afrohen Krishtlindjet. Vishni këmishën e bardhë me fund lëkure dhe taka të larta.

Me një pamje bohem

Këmisha e bardhë mund të jetë klasike, por ne e shohim atë edhe si pjesë e një look-u boho, me pantallona të ndezura, dollakë dhe një shall në qafë.

Me xhins

Vishni këmishën e bardhë me të gjitha xhinset tuaja dhe veçanërisht me një veshje totale xhins. /abcnews.al