Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për 5 Majin.
I shoqëruar nga përfaqësues të Partisë Demokratike Basha, ka vendosur lule në varrezat e Dëshmorëve.
Lexo edhe: Meta: Sot është dita e Qemal Stafës, lavdi e përjetshme dëshmorëve të Atdheut
Po sot kryetari i PD vendosi një kurore me lule në nderim të kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, në një mision të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO si dhe në varrin e Dëshmores Zarife Hasanaj, rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në Letoni .
Gjithashtu Basha bëri homazhe edhe para efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës në luftë kundër krimit, si dhe vendosi lule ne varrin e Dëshmorit te Atdheut Skerdilajd Llagami, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Më herët Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka përkujtuar Ditën e Dëshmorë nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” , ku edhe shpreh mirënjohjen dhe respektin për Dëshmorët e Atdheut të çdo epoke.
Lexo edhe: Edi Rama uron 5 Majin, poston foton e përmendores për “Dëshmorët e Atdheut”: Respekt përjetësisht
Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama përkujtoi Ditën e Dëshmorëve nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ndërsa shkruan “Respekt përjetësisht”.

/abcnews.al/


