5 banorë kanë ndërruar jetë në Thumanë

schedule15:42 - 26 Nëntor, 2019

schedule 15:42 - 26 Nëntor, 2019

Një nga zonat më të prekura me dëme në jetë njerëzore dhe banesa nga tërmeti ishte dhe Thumana e Fushë-Krujës. Nga lëkundjet e forta të tërmetit kanë humbur jetën 5 banorë që u gjetën nën rrënojat e banesave dhe janë shpëtuar qindra të tjerë.

Ndërsa 1 tjetër 27 vjeç humbi jetën në Mamurras. Disa janë plagosur rëndë për shkas se janë nxjerrë me vështirësi nga rrënojat. Në këtë zonë të Fushë-Krujës janë shembur 3 pallate dhe ato aktualisht janë të pabanueshme e të rrezikshme.

Banorët nuk afrohen fare nga frika se mund të shkëputen pjesë të solletave dhe mureve tjera dhe t’i lëndojnë. Mësohet se kërkimet për njerëz kanë përfunduar. Për banorët e mbetur pa strehë ka nisur shpërndarja e çadrave.

Vetë banorët e pallateve të dëmtuara flasin plot ankth për atë çka përjetuan që prej orëve të para të mëngjesit dhe kanë cituar dhe emrat e fqinjëve të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!