48 skuadra në Botëror, FIFA hedh poshtë mundësinë

schedule23:59 - 23 Maj, 2019

schedule 23:59 - 23 Maj, 2019

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino hodhi poshtë mundësinë që Botërori i vitit 2022 në Katar të zhvillohet me 48 skuadra. FIFA ka dalë me një komunikate ku ka qartësua se Botërori i ardhshëm do të zhvillohet me 32 ekipe ndërkohë që ndryshime do të këtë në Botërorin e vitit 2026

Kishte një opsion për një Botëror më të zgjeruar, por jo: FIFA nuk ndryshon edhe për Botërorin në Katar në vitin 2022: Do të luhet me 32 skuadra!

Varianti për ta zgjeruar këtë event madhështor me 48 skuadra nga 32 që janë aktualisht nuk ka marrë aprovimin përfundimtar nga institucioni më i lartë i futbollit botëror dhe është vendosur që edhe në Katar 2022 numri i ekipeve pjesëmarrëse të jetë sërish 32. Zyratarisht vetë institucioni i futbollit botëror FIFA ka dalë me një komunikatë ku ka zyrtarizuar këtë vendim, ndërkohë është konfirmuar se edhe turneu do të zhvillohet vetëm në shtetin e Katarit dhe askund tjetër në Lindjen e Mesme, siç ishte hamendësuar. Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino kishte ndërmend të rriste numrin e kombeve pjesëmarrëse me 50%. Megjithatë, nga ana tjetër vetë kreu i FIFA-s pranoi se, për shkak të kohës së kufizuar, zgjerimi i kompeticionit në një kohë kaq të shkurtër do të ishte shumë i vështirë për t’u arrirë. Gjithsesi, siç është vendosur më parë, numri i ekipeve do të rritet në 48 duke filluar nga viti 2026 që do të luhen në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Dhe aty do të ishte një mundësi kualifikimi edhe për shtetet e tjera./ABC News Albania 24/7