“48 orët pas eliminimit ishin të vështira”, Bonnucci: Ndeshja me Turqinë e fundit për mua

schedule15:05 - 29 Mars, 2022

schedule 15:05 - 29 Mars, 2022

U eliminuan nga Maqedonia e Veriut në fazën “Play-Off” të Botërorit, teksa një gol në minutat e fundit të takimit, i tronditi rëndë “themelet” e kombëtares italiane.

Pas këtij eliminimi, Italia do të përballet me Turqinë, një tjetër kombëtare që u skualifikua në “Play-Off” nga Portugalia, ndërsa në prag të kësaj sfidë, ka folur edhe Leonardo Bonucci i cili shprehet se 48 orën pas përballjes me Maqedoninë ishin shumë të vështira për ta.

Ndër të tjera lojtari italian theksoi se përballja me Turqinë do të jetë e fundit për të me kombëtaren Azzurre.

“Dëshira ime është që të vazhdoj të jem shembull dhe udhërrëfyes për lojtarët e rinj që do të veshin këtë fanellë. 48 orët pas eliminimit ishin të vështira. Ishim të gjithë me gojë të mbyllur në heshtje, edhe pse ky grup ka qenë gjithmonë i mbizotëruar nga entuziazmi.

Më pas u përpoqëm të largonim tensionin nga të rinjtë duke i thënë se ata do të kenë mundësi të tjera për të shkuar në Kupën e Botës, dhe të mendonin për ne që e kishim shansin e fundit për të shkuar.

Më pas trajneri na kujtoi të shkuarën dhe në një pikë jemi bashkuar sërish për të tashmen dhe të ardhmen. Baza është e fortë për të bërë një ringritje të madhe”. /f.a/abcnews.al