45 vjetori i revoltës së Spaçit/ Meta: E kaluara të trajtohet me drejtësi

schedule13:29 - 21 Maj, 2018

schedule 13:29 - 21 Maj, 2018

Është përkujtuar 45 vjetori i revoltës në burgun e Spacit. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje që vendi ynë duhet të vazhdojë trajtimin e të kaluarës me transparencë dhe drejtësi për rehabilitimin, integrimin dhe dëmshpërblimin e shtresës së të përndjekurve politikë.

45 vjet më parë në një cep të errët të Shqipërisë u ngrit flamuri pa yllin komunist. Të burgosurit politikë të Spacit sfiduan sistemin duke u përleshur për tre ditë rradhazi me policë të burgut e forca ushtarako policore që erdhën nga  qytete të ndryshme të vendit.

Përfundimi;  4 u dënuan me pushkatim, 8 të tjerë u ridënuan me 25 vite burg 70 të tjerë

Fundi i asaj përleshje është fillimi i një mendësie ndryshe të shqiptarëve që edhe pas 45 vjetësh është motivi për të të treguar se Shqipëria ka qenë gjithmonë në Evropë.

“Ne jemi një komb europian dhe historia jonë nuk mund të trajtohet jashtë perspektivës europiane të Shqipërisë. Vetë integrimi Europain është krijuar dhe ka në themel një aleancë kundër tmerreve të kaluara të diktaturës fashiste dhe komuniste. Ky projekt vazhdon!

Në këtë këndvështrim vendi ynë duhet të vazhdojë trajtimin e të kaluarës me transparencë dhe drejtësi për rehabilitimin,  integrimin dhe dëmshpërblimin e shtresës së të përndjekurve politikë. Disitenca shqiptare meriton të kujtohet dhe të shkruhet dhe plotësohet e  gjithë historia e saj”.

Ngritja e një përmendoreje në kujtim të disidencës, viktimave të pafajshme të diktaturës, vuajteve të tyre është një detyrimi i shoqërisë, ashtu sikurse është oblikim gjetja dhe nderimi i eshtrave të të vrarëve -u shpreh kreu i Republikës Ilir Meta.

Për këtë të fundit Bashkimi Evropian ka nizur zbatimin e një projekti.

“BE ka nisur një projekt që është identifikimi i ADN të personave të vrarë. Kemi  nisur në zonën e Dajtit dhe kjo do të bëhet në mënyrë që që  familjet të fillojnë të identifikojnë të dashurit e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”.

Përtej këtyre deklaratave vetë ambasadorja Vlahutin nuk arrin të kuptojë të shkuarën e shqiptarëve të dënuar nga regjimi komunist.

“Është e vështirë, thuajse e pamundur të mendosh që në Evropën e cila ka shkuar në hënë, ka shpikur internetin, ka biometrinë, zemrën artificiale, 4 dekada më parë një djalosh i ri mund të dënohej vetëm sepse i kishte rënë kitarës për të kënduar këngët e Adriano Çelentanos”.

Për deputetin Enkelejd Alibeaj është koha për të kërkuar ndjesë dhe për të reflektuar se grimca të asaj kohe po rishfaqen duke u zmadhuar çdo ditë u shpreh ai.

“Ka nevojë shoqëria shqiptare t’i kujtojë sot se metastazat e komunizmit janë duke u ringjallur në forma të ndryshme. Asfiksia e lirisë e të ardhmes, shpresës janë të njëjtat si këtu e 45 vite më parë. Sot ka nevojë shoqëria kësaj kujtese të mos harrojë se harresa është armiku më i madh i të shkuarës, por mbi të gjitha i së ardhmes”.

Ata që dëgjuan në këtë përvjetor ishin edhe të mbijetuar nga burgimi në Spaç, të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!