45.5 kg kokainë në Durrës, doganieri i arrestuar është anëtar i këshillit bashkiak në Tiranë

schedule12:55 - 16 Qershor, 2022

schedule 12:55 - 16 Qershor, 2022

Dy persona janë arrestuar, pasi në portin e Durrësit u kapën 45.5 kg kokainë, e cila ishte fshehur në një kontenier me mish nga Brazili.

Në pranga janë vënë administratori i kompanisë “Apetit Group”, Arben Ferizi, i cili ka porositur sasinë e mishit. Po ashtu është prangosur Egert Vargu, agjent doganor.

Lexo edhe: Droga në mishin e pulave nga Brazili, flasin dy të arrestuarit: S’kemi asnjë lidhje me lëndën e kapur, porositë i bëjmë online

Mësohet se ky i fundit është anëtarë i Këshillit Bashkiak në Tiranë në njësinë numër 8 me Partinë Socialiste. Vargu ka hyrë si anëtar i Këshillit Bashkiak pasi opozita ka braktisur këshillin, sepse ishte i 43-ti në listë.

Para hetuesve ka deklaruar se është agjent i pavarura doganor dhe se punon bashkë me gruan. Sipas tij ka bërë veprimet doganore për kompaninë dhe s’ka asnjë njohje dhe as lidhje. “Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin”, mësohet të ketë thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!