Ardit Gjebrea shpreh hapur vlerësimin për Anxhela Peristerin dhe i dedikon këto fjalë

schedule08:36 - 6 Gusht, 2020

schedule 08:36 - 6 Gusht, 2020

Disa javë më parë, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri publikoi disa projekte muzikore, të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku.

Mirëpo, mesa duket kënga “Rashë n’dashni” është pëlqyer shumë edhe nga personazhet e famshëm. Më i fundit ka qenë producenti Ardit Gjebrea, i cili gjatë transmetimit të “E diela shqiptare” është shprehur se Peristeri e ka qarë këtë këngë.

“Faleminderit nga zemra për këto fjalë. Kur dalin nga goja jote kanë 10 herë më shumë vlerë”, ka shkruar Anxhela duke etiketuar Gjebrean./ abcnews.al