Një infermiere e cila qëndroi në koma për 40 ditë si pasojë e koronavirusit, ka arritur më në fund që t’ia dalë mbanë dhe të dalë nga spitali.
52-vjeçarja Ayesha Orlanda u përshëndet me duartrokitje nga kolegët e saj ndërsa linte e ulur në një karrocë me rrota dhomën e spitalit.
Orlanda qëndroi në njësinë e kujdesit intensiv për 41 ditë pasi u shtrua në spital në maj. Ajo ishte shumë rëndë, por tashmë thotë që ka një shans të dytë për të jetuar.
Pjesëtarë stafi nga katër reparte në spital u mblodhën së bashku dhe e duartroktiën 52-vjeçaren ndërsa largohej pas 9 javë e gjysmë në spital.
Ayesha u shpreh për mediat: “Ndihem sikur kam fituar një shans të dytë. Jam një nga personat me fat. Mësova shumë nga ky udhëtim. Është me të vërtetë e vështirë që të jesh paciente kur je infermiere. Tashmë kuptoj akoma më shumë sesa e rëndësishme është që të jesh aty për pacientët dhe të kalosh kohën duke u folur. Jini të duruar me pacientët tuaj.” /abcnews.al/