4 shenja që tregojnë se shtëpia juaj është “fajtore” për ankthin që ndjeni

schedule21:24 - 26 Shkurt, 2021

schedule 21:24 - 26 Shkurt, 2021

Shtëpia është vendi kryesor ku relaksohemi dhe shijojmë kohën që kalojmë në të. Nëse ndiheni zemërim ose ankth kur ndodheni në shtëpi, ndoshta diçka nuk shkon. Këto janë katër shkaqet e mundshme që mund të ndikojnë në psikologjinë tuaj ndërsa ndodheni brenda mureve të shtëpisë.

Rrëmuja shkakton stres

Besojeni ose jo, trazirat në hapësirën tuaj krijon një shqetësim të brendshëm. Në fakt nëse nuk e gjeni atë që kërkoni, atëherë zemërimi juaj rritet. Kaloni 10-15 minuta duke rregulluar dhomën tuaj, por gjithashtu largoni gjërat që nuk iu pëlqejnë apo nevojiten.

Ajri duhet të jetë i pastër dhe të ketë erë të këndshme

Bimët e brendshme pastrojnë atmosferën, duke thithur toksina, ndotës dhe mikropjesëzat. Zgjidhni një bimë për shtëpinë tuaj që nuk ka nevoje për kujdes të veçanti, kështu që jo vetëm do të zbukuroni një cep, por gjithashtu do ta freskoni shtëpinë. Ajri duhet të jetë i pastër gjithashtu. Kur debatoni me partnerin apo fëmijët, shtëpia juaj ngarkohet me energji negative. Nëse klima është e rëndë ose e errët dhe ju ndjeni zemërim ose mërzitje brenda jush, djegia e një dege sherebele do të pastrojë ajrin.

Gjërat e thyera shkaktojnë një ndjenjë mjerimi

Një dorezë e thyer, një dollap i dëmtuar janë vetëm disa shembuj për të kuptuar se ndikojnë në psikologjinë tuaj. Bëni një listë të gjërave që duhen të riparohen ose ndryshohen. Kur të keni mbaruar, do të ndjeni ndryshimi e energjisë dhe humorit tuaj.

Mos bllokoni derën e mundësive

Hyrja në shtëpi duhet të jetë gjithmonë mikpritëse: dera e përparme duhet të jetë e bukur, e pastër dhe pa pengesa si për shembull objektet e mëdha apo këpucët. Mos harroni se ndërsa kaloni pragun, ju merrni një pamje të të gjithë shtëpisë. Vendosni një vepër arti, një mobilje të veçanti që t’ju sjellë harmoni dhe paqe. /abcnews.al