39 të vdekur nga CODID-19 sot në Greqi, 352 pacientë të intubuar

schedule16:38 - 17 Shtator, 2021

schedule 16:38 - 17 Shtator, 2021

39 është numri i viktimave që janë regjistruar sot në Greqi nga koronavirusi. Rastet e reja janë 2255. Shifra është e lartë, por ekspertët kanë parashikuar që rritja do të vazhdojë pasi përpara është stina e vjeshtës dhe situata pritet që të vështirësohet akoma më shumë.

352 pacientë janë të intubuar duke vijuar betejën me sëmundjen në pavijonet e spitaleve të vendit fqinj. Greqia ka marrë disa masa për të parandaluar përhapjen, por sezoni turistik dhe varianti “Delta” kanë ndikuar vështirësimin e situatës nga pandemia./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!