Ekspozita kolektive “Brezat” këtë vit vjen si dedikim për 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Artistë të shquar të artit pamor si Sali Shijaku apo një punë e Guri Madhit, vijnë përkrah piktorëve të rinj me qëllim vazhdimin e traditës së pikturës shqiptare ndër breza.
38 piktorë, janë bërë bashkë për vitin e 4 radhazi në ekspozitën “Brezat” në muzeun historik kombëtar.
Piktori dhe kuratori i kësaj eskpozite Robert Permeti, na shpjegon se punimet e artistëve, kësaj here vijnë edhe si një dedikim për figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu.
Robert Përmeti, kurator i ekspozitës: “Si në çdo vend tjetër, me qenë se është Viti i Skënderbeut dhe piktorët nuk mund ta shmangin dot këtë temë, ka qenë gjithmonë një temë e preferuar për artistët. Në kohën e diktaturës, të merreshe me temën e mbrojtjes kishe një siguri më të madhe. Mburojën e mbante Skënderbeu, por mbroheshin vetë artistët. Megjithatë kjo ishte pjesë e së kaluarës, ndërsa sot në koleksionin e kësaj ekspozite është piktori i popullit Guri Madhi, është nje vlerë shumë e madhe për artin tonë shqiptar. Kësaj radhe ka arsur me këtë tablo. Më pas vjen Hysen Devolli me një tablo po për Skënderbeun “Beteja Skënderbejane”, është tabloja e dytë e kësaj ekspozite. Është një pikturë shumë e bukur dhe që mban në vetëvete vlerë jo vetëm se janë të vjetra, por edhe nga ana artistike.”
Figura e Skënderbeut ka qenë mjaft frymëzuese në çdo kohë. Shtegtimi nis me një pikturë të viteve ‘60 mjaft të realizuar nga artsiti i shquar Guri Madhi, i cili nuk jeton më, por ai së bashku me Sali Shijakun, bëjnë pjesë në antologjinë e artit pamor të shekullit XX, përzgjedhur nga kritika botërore. Ndërsa Përmeti sjell një Skënderbe strateg të mendjes në këtë tablo.
“Kam tentuar të paraqes më tepër një strateg që nuk bën zhurmë, por mendon, i drejton betejat me mençuri dhe jo me forcë fizike.”
Por nuk mungojnë edhe abstraksionet rreth heroit kombëtar, apo kompozimet e Anastas Kostandinit. Në këtë ekspozitë kolektive, nuk mungojnë edhe natyrat e qeta kompozimet dhe portretet, për të sjellë sa më shumë dinamizëm. Përmeti thotë se ekspozimi i të rinjve krah mjeshtrave, ka bërë që të rinjtë të vijnë më seriozë nga viti në vit.
“Mendoj që është një sens pozitiv për piktorët e rinj që vijnë këtu, duke parë brezin e vjetër mundohen të shohisin të seleksionojnë krijimtarinë e tyre, që të rrisin nivelin nga të gjitha parametrat qoftë estetik qoftë teknik etj.”
Por brezat vijnë jo veten si ndërthurje grupmoshash, por edhe breza të së njëjtës familje siç është Sali Shijaku dhe dy të bijtë Gesi dhe Noset Shijaku./abcnews.al