36 autoambulanca, me sirena ndezur në qendër të Tiranës, Rama: Shpëtuam nga karakatinat e PD-LSI

schedule12:26 - 5 Janar, 2021

schedule 12:26 - 5 Janar, 2021

Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë prezantuar autoambulancat e reja në shërbim të Urgjencës Kombëtare.

Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore, nga një inventar karakatinash me 4 rrota në një fuqi të motorizuar e të pajisur me standardet më të mira europiane“, shkruan Rama në Facebook.

36 autoambulancat u pozicionuan sot në qendër të Tiranës, ndërsa gjatë hyrjes në rrugët në drejtim të sheshit kishin sirenat ndezur duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve, por ndonjëherë edhe duke shkaktuar pasiguri.

Manastirliu u shpreh se deri më tani janë 80 autoambulanca të reja në vend, ndërsa 150 është totali i autoambulancave që kanë të gjitha mundësitë teknike për trajtimin e të sëmurëve.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!