35-vjet me një makinë, pensionisti shqiptar i bën përmendore: E dua sa fëmijët

schedule09:06 - 31 Janar, 2024

schedule 09:06 - 31 Janar, 2024

Bedri Sadiku është pensionisti më i pazakontë i momentit në Kosovë. Ai ka një lidhje shpirtërore me makinën e tij, të cilën e kam prej 35 vitesh.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Bedriu ka folur për makinën e tij Moskvich, nga momenti që e ka marrë dhe deri kur serbët i dogjën shtëpinë, edhe e vetmi që shpëtoi ishte automjeti.

Sakaq, ai theksoi se makinën e konsideron si fëmijën e tij, pasi kujdeset gjatë gjithë kohës, madje i ka bërë dhe përmendore.

 “Unë dal në orën e 5:30 të mëngjesit me shokun tim Petritin çdo mëngjes në Gërminj. Është pak freskët, por tashmë jemi mësuar.

Kam kujtime të mira me këtë makinë. Kam gati 35 vjet që kam atë makinë dhe mund të flas me ditë të tëra. Në fillim e ka pasur daja 20 vite më parë dhe mosha e makinës është 50 vjeçare.

unë kam rrezikuar shumë, sepse kam transportuar edhe njerez në mënyrë ilegale me atë makinë. Më dhemb shpirti për atë makinë, aq sa dua fëmijët, dua dhe atë. Me ardh puna për të zgjedhur për gruan dhe makinën, pavarësisht se e dua, zgjedh gruan.

E kam bërë bazamentin me vinç dhe e kam lidhur që mos ta merrte era. Nga lufta mu dogj e gjithë shtëpia, por makina shpëtoi. Shtëpinë e ribëra, sepse kisha makinën dhe kam punuar me të”, tha ndër të tjera pensionisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!