35-vjeçari dhunon nënën në Sarandë, ndërhyn policia

schedule10:42 - 3 Maj, 2022

schedule 10:42 - 3 Maj, 2022

SARANDË – Një 35-vjeçar është arrestuar nga “blutë” e Sarandës për shkak se akuzohet për dhunë në familje.

Sipas policisë i arrestuari K.K, ka dhunuar nënën e tij në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar dhe për këtë arsye ai është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

/abcnews.al/