35 milion € të paguara, Atletico Madrid prenoton yllin e Serie A

schedule11:39 - 19 Qershor, 2021

schedule 11:39 - 19 Qershor, 2021

Atletico Madrid siguron shërbimet e një prej lojtarëve më të spikatur në Serie A. Spanjollët kanë arritur marrëveshjes me Udinese për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Rodrigo De Paul.

Argjentinas, sipas Sky Sport, do të kryejë vizitat mjekësore pasi të përfundojë Copa America. Pasi të ndodhë diçka e tillë pritet që mesfushori të nënshkruajë me skuadrën e re dhe të luajë më pas në LaLiga.

De Paul po kërkohej edhe nga Milani, por kuqezinjtë nuk mund t’i plotësonin kërkesat financiare klubit të Udinese. Marrëveshja e transferimit të mesfushorit kap shifrën e 35 milion eurove. /abcnews.al