34 të shtruar dhe 7 prej tyre në terapi intensive: Si paraqitet gjendja e pacientëve në dy spitalet COVID

schedule11:26 - 4 Maj, 2020

schedule 11:26 - 4 Maj, 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 8 raste të reja me kosonavirusis. Në përditësimin e sotëm për situatën e koronavirust në Shqipëri, Ministria sqaroi se në dy spitalet COVID janë aktualisht 7 persona në terapi intensive.

“Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive”, tha Tomini.

Lajm i mirë/ MSH: 68 % e të prekurve me koronavirus janë shëruar

Ndërkohë që nga fillimi i epidemisë deri më sot sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.
Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!