32 vjeçari anglez me autizëm kthehet në shtëpi pas 15 vitesh në spital

schedule16:36 - 10 Nëntor, 2021

schedule 16:36 - 10 Nëntor, 2021

Një 32 vjeçar anglez me autizëm është kthyer në shtëpi pas 15 vitesh që kaloi në spital. Mediat e huaja bëjnë me dije se i riu me autizëm, i cili ka kaluar gati gjysmën e jetës së tij në një spital të shëndetit mendor, është liruar pas një fushate të gjatë nga nëna e tij.

Ryan Clarke, 32 vjeç, ishte në spital që nga viti 2006. Nëna e tij, Sharon, nga Doncaster të Anglisë tha se ai ishte “i ngazëllyer” për kthimin e tij në shtëpi pas 15 vjetësh.

Ndërkohë në korrik, Shoqata Kombëtare e Autizmit (NAS) tha se numri i njerëzve autikë të kufizuar në njësitë e shëndetit mendor në Angli ishte një “skandal kombëtar”. Siç bëhet e ditur, Clarke u shtrua në spital për shkak të shqetësimeve se ai do të vetëdëmtohej.

Ai fillimisht u diagnostikua me skizofreni, por mori një diagnozë të rishikuar të autizmit kur ishte 28 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!