31% e familjeve shqiptare nuk mund të sigurojnë kushtet bazë të jetesës 

schedule16:10 - 8 Korrik, 2019

schedule 16:10 - 8 Korrik, 2019

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në rajon të familjeve që nuk mund të sigurojnë kushtet bazë për të jetuar. Kjo sipas Barometrit të Ballkanit për vitin 2019, i cili thekson se më shumë se 1/3 e shqiptarëve e kanë të pamundur plotësojnë nevojat për ushqim e veshmbathje.

Disa kthehen në shtëpi duarbosh. Të tjerë i bëjnë llogaritë mirë para se të shpenzojnë.

Buxheti nuk iu del për t’i blerë të gjitha. Kjo zonjë na tregon se për të përmbushur nevojat bazë duhet te shpenzoje rreth 1 mijë lekë të reja në ditë.

31 % e familjeve shqiptare sipas Barometrit të Ballkanit për vitin 2019 e kanë të pamundur të përmbushin nevojat për ushqim, veshje apo shërbime të tjera bazë.

Kjo është përqindja më e lartë në rajon.

Familjet shqiptare që nuk mund të plotësojnë nevojat minimale për të jetuar janë gati dyfish i atyre serbe të cilat renditen të dytat me 17%.

Më mirë paraqitet Kosova dhe Mali I Zi ku 14%  e familjeve të pyetura kanë pohuar se kanë hasur vështirësi për të blerë ushqime dhe veshje në 12 muajt e fundit.

Nivelin më të ulët të familjeve në varfëri e ka Maqedonia e Veriut me 13% dhe Bosnje Hercegovina me 8%./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!