30 minuta “kokë më kokë”: Çfarë diskutoi Basha me ambasadorin Soreca

schedule12:43 - 19 Nëntor, 2019

schedule 12:43 - 19 Nëntor, 2019

Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me ambasadorin e BE Luigi Soreca.

Takimi u zhvillua në sëlinë blu, ndërsa ambasadori nuk ka preferuar të japë prononcime për gazetarët.

Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije se takimi zgjati 30 minuta. Ndërkohë në fokus të bisedës ka qenë qenë Reforma Zgjedhore.

Po ashtu në këtë takim ka marrrë pjesë edhe drejtuesi i grupit të punës në PD për Zgjedhoren, Oerd Bylykbashi.

Sakaq, drafti i opozitës është thuajse gati dhe do të prezantohet javën e ardhshme

Ky takim u zhvillua edhe ne kohën kur mazhoranca ka thënë se brenda këtij viti do të përmbyllë draftin e saj për Reformën Zgjedhore e cila duhet të dakordësohet me të gjithë palët./abcnews.al