3 në terapi intensive, si është gjëndja shëndetësore e të sëmurëve me Covid në spitale

schedule11:00 - 27 Maj, 2020

schedule 11:00 - 27 Maj, 2020

Është rritur numri i pacientëve  të sëmurë me koronavirus të shtruar në spitalin Infektiv. Këtë të mërkurë në krahasim me një ditë më parë ku kishim vetëm 17 pacientë të shtruar numri i të shtruarve tek Infektivi ka shkuar në 25, prej të cilëve tre janë në terapi intensive.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe: E FUNDIT/ Shkon në 1050 numri i të prekurve nga koronavirusi, të gjithë të sotmit janë në Tiranë

Ndërkohë sot janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1050 numrin e të infektuarve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!