Policia ka dhënë sqarimet dhe vlerën zyrtare të eurove të kapura brenda dy automjeteve në portin e Durrësit. Rreth 3.4 milionë euro ishin fshehur në dy Toyota Yaris, të nisura nga Belgjika. Policia tha se ishte në dijeni prej datës 20 qershor.
Katër persona janë vënë në pranga të policisë si edhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilë akuzohen kishin fshehur rreth 3.4 milion euro në dy automjete që sekestruara në portin e Durrësit.
Të arrestuar janë Agim Çeka, Edi Lika djali i tij Klevi Lika,dhe Alban Mollaymeri. Sipas uniformave blu, këto shtetas kanë transportuar automjetet nga Gjermani dhe Belgjika, ndërsa porositës të ngarkesës janë dy të shpallurit në kërkim Alfred .V. dhe Elvis.V., të dy me origjinë nga Peshkopi e banues në Tiranë.
Zyrtarisht policia e shtetit konfirmon se ishte vënë në dijeni të fshehjes së parave më datë 20 Qershor 2018, pasi ato ishin fshehur në dy automjete të ngarkuara në një karoatrec.
Tre ditë më pas më 24 Qershor, në Portin e Durrësit në orën 07:30 të mëngjësit mbërriti nga Belgjika një trajler tip “Bizark” me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Fillimisht policia shqiptare ishte njoftuar nga homologët e saj Italian duke intesifikuar hetimet por përsëri dy persona mundën ti shpëtonin prangosjes.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar nga Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika, u gjetën edhe shuma e parave të fshehura në pjesën e pasme të dy autoveturave tip Toyota Yaris.
PARATE E SEKUESTRUA NE PORTIN E DURRESIT
- 3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara; 80,000 franga zvicerane.
- 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.
- 1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;
- 1 radio policie;
Policia e shtetit në njoftimin e saj theksoi se, një pjesë e operacionit ishte bërë publik gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, duke aluduar edhe për dekonsperim të mundshëm nga segmente të caktuara politike. Dyshimi kryesor është se ato para vinin nga aktivitete të ndryshme kriminale, si trafiki i drogës dhe prostitucionit. Ndërkohë prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale e kryer në bashkëpunim. /abcnews.al