3 ish-funksionarët e Policisë së Vlorës, në kërkim ndërkombëtar

schedule16:40 - 24 Nëntor, 2017

schedule 16:40 - 24 Nëntor, 2017

Shpallen në kërkim ndërkombëtar 3 ish-drejtuesit e lartë të policisë së Vlorës. ABC News, ka arritur të mësojë se 2 ditë para prangosjes, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila ishin në kryeqytet.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është e bindur se mosprangosja e tre ish- drejtuesve të lartë të policisë së qarkut Vlorë, ishte dekonsperuar nga kolegët e tyre.

Burime nga organi i akuzës, bëjnë të ditur për ABC News se, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar Jaeld Çela ish-drejtori i Policisë së qytetit bregdtar, ish-shefi i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar, Gjergj Kohila dhe ish-shefi i Postës Policore të Radhimës, Sokol Bode. Oficerët e policisë gjyqësore, kishin arritur të binin në gjurmët e ish-funksionarëve të policisë 2 ditë para se të lëshoheshin 3 urdhërat e ndalimit, ku për Sokol Boden gjykata kishte vendosur më herët “arrest në burg” në mungesë.

Për këtë arsye, -thekson prokuroria- dyshimet se mund të ketë pasur rrjedhje të informacionit nga vetë strukturat policore, pasi të tre të kërkuarit ishin lokalizuar më herët dhe pritej vetëm arrestimi i tyre. Edhe pse në sistemin TIMS, Jaeld Çela ishte larguar më 22 tetor 2017 nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit me një kompani flutrimi drejt shtetit Turk, ai, -thekson organi i akuzës- kishte hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë. Burime kofidenciale nga grupi hetimor pohojnë se, Çela kishte mundur të largohej përsëri jashtë territorit shqiptar mbëmjen e 20 nëntorit duke i shpëtuar prangosjes.

Të njëjtën mënyrë kamuflimi kishin ndjekur edhe dy drejtuesit e tjerë të policisë Vlorë. Sokol Bode ishte larguar me automjet nëpërmjet Pikës Kufitare të Muriqanit më date 29 gusht të këtij viti. Ndërkohë Gjergj Kohila ishte regjistruar në sistemin TIMS më 11 nëntor dhe kishte dalë nga pika kufitare e Kakavijës. Emrat e tre personave nën hetim, ishin regjistuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth një vit më parë, ku ish-drejtori i qarkut Vlorë, Jaeld Çela, së bashku me dy vartësit e tij, kishin siguruar kushtet për paprekshmërinë e grupit kriminal të Habilajve. Në tetor të 2016-s në zonën e Treblovës dhe Veshdanisht u sekuestruam rreth 23 tonë kanabis dhe u prangosën 6 persona./abcnews.al

 

https://youtu.be/tFjkzR24mnA