27 vjetori i rënies së Komunizmit/Berisha: Mbetjet e tij toksike

schedule10:49 - 20 Shkurt, 2018

schedule 10:49 - 20 Shkurt, 2018

Ish-kryeministri Berisha konstaton se edhe pas 27 vitesh pluralizëm, në vend ende ka mbeteje toksike të regjimit diktatorial. Në konferencën e mbajtur në përkujtim të 20 shkurtit të 1991, Berisha vlerësoi rëndësinë e kësaj dite që shënoi rënien e regjimit komunist.        

20 shkurti per liderin historik të partisë që solli pluralizmin në Shqipëri, ishte ngjarja me kulmore e revolucionit demokratik ne 90.

E para, diktatura e komunizmit. Për ëndërrimtarët e Ramiz Alisë, ish-kryeminsitri  kujton një histori, treguar në vetë të parë.

E dyta, diktatura e mjerimit, ajo e viktimave të shumta në Shqipëri

Diktatura e tretë, ajo e kultit të individit, prej të cilës Sali Berisha kujton se Nikita Hrushov i çliroi kombet përmes fjalimit në kongresin e partisë ku dënoi Stalinin, në Shqipëri vijoi për vite me radhë.

Përmbysja e kultit të Enver Hoxhës u bë kështu një nga objektivat kryesorë të luftës politike të PD, tha Sali Berisha.

Partia Demokratike përdori taktikën e mbështetjes jo udhëheqjes

Tre ishin faktorët përcaktues për Sali Berishën në atë kohë qëndresa e djemve në rrugë, Vlora dhe Kavaja.

Shqipëria shpëtoi nga kulti i individit, u shmang gjakderdhja dhe u çel rruga për demokraci./abcnews.al