264 civilë të vrarë në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus, mes tyre 4 fëmijë

schedule17:20 - 23 Mars, 2022

schedule 17:20 - 23 Mars, 2022

264 civilë janë vrarë në total  në kryeqytetin ukrainas të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus, tha kryebashkiaku i qytetit.

Vitali Klitschko tha se katër fëmijë ishin në mesin e të vrarëve nga forcat ruse.  Ai shtoi se betejat po zhvillohen në zonën e Liutizh – një fshat rreth 20 milje në veri të Kievit.

 

Duke folur me gazetarët ndërsa në sfond mund të dëgjoheshin shpërthime dhe të shtëna armësh, Klitschko tha se forcat ukrainase kanë arritur gjithashtu të rimarrin kontrollin e zonave në veriperëndim dhe verilindje të qytetit, shkruan Skynews.

Dje, Ukraina tha se kishte marrë përsëri kontrollin e qytetit perëndimor të Makariv – por SHBA tha se nuk ishte në gjendje të konfirmonte pretendimet ukrainase./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!