Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

2600 fidanë kanabis në një serë, në pranga babë e bir në Vaun e Dejës

schedule19:46 - 18 Mars, 2022

schedule 19:46 - 18 Mars, 2022

Policia në Shkodër ka vënë në pranga dy persona për kultivim të bimëve narkotike. Njoftohet se në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në një serë, në lagjen “Shegaj” të fshatit Melgushë, të  Vaut të Dejës.

Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u asgjësuan 2600 fidanë, të dyshuar kanabis, që ishin kultivuar në serë. Ndërkohë në pranga janë vënë babë e bir Luan dhe Eqerem Shegaj, banues në Melgushë, Vau i Dejës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!