Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Shisnin kokainë, arrestohen 3 të rinj në Berat! Në kërkim 2 të tjerë

schedule09:27 - 14 Prill, 2026

schedule 09:27 - 14 Prill, 2026

BERAT- Finalizohet operacioni policor i koduar “Dimali 3”. Tre persona, 22, 19 dhe 17 vjeç janë arrestuar nga policia. Shtetasit e arrestuar ishin pjesë e një grupi kriminal që shiste kokainë, në Dimal.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi, shtetasit 26 vjeç, dhe 22 vjeç, pasi ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtën veprimtari kriminale.



Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike kokainë e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në qytetin e Dimalit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!